“Nuk mundi vjehrra me rehatu në shpi”- Flet asamblistja Aida Doli që kishte me vete foshnjën e saj në seancë
Asamblistja shqiptare në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Aida Doli, sot në seancën inauguruese ka qenë e pranishme bashkë me foshnjën e saj. Derisa po zhvilloheshin procedurat zyrtare, Doli është parë edhe teksa e ushqente foshnjën, një moment që ka tërhequr vëmendje të madhe publike për natyrshmërinë dhe guximin për të balancuar rolin e nënës…
Lajme
Asamblistja shqiptare në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Aida Doli, sot në seancën inauguruese ka qenë e pranishme bashkë me foshnjën e saj.
Derisa po zhvilloheshin procedurat zyrtare, Doli është parë edhe teksa e ushqente foshnjën, një moment që ka tërhequr vëmendje të madhe publike për natyrshmërinë dhe guximin për të balancuar rolin e nënës me atë të përfaqësueses së zgjedhur.
Menjëherë pas seancës, ajo ka folur për emisionin Kosova Live, ku ka treguar arsyet pse vendosi ta marrë foshnjën me vete, si dhe ka ndarë përvojën e sotme në asamblenë e re komunale.