Joseph, Coffey, Primorac e thonë njëzëri në Senatin Amerikan: Po, Kurti është bllokues i proceseve
Në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan po mbahet një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë diskutimit aty u përmend edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u përshkrua nga të pranishmit si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset. Kryesuesi Keith Self, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në…
Lajme
Në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan po mbahet një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Gjatë diskutimit aty u përmend edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u përshkrua nga të pranishmit si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset.
Kryesuesi Keith Self, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë dëshmi Max Primorac, Luke Coffey dhe Edward P. Joseph, ndër të tjera i ka pyetur nëse Albin Kurti është obstruksionist.
Në lidhje me këtë pyetje, përgjigja e dy pjesëmarrësve në diskutim ishte “po” ndërsa e njërit prej tyre “më shumë po se jo”.