Osmani e uron Presidentin e Emirateve në Ditën e tyre Kombëtare: Kosova pret me padurim punën që kemi përpara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Ditën e tyre Kombëtare. Ajo ka thënë se kjo ditë nderon unitetin, progresin dhe arritjet e jashtëzakonshme të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Kosova mezi pret punën përpara, ndërsa vazhdojmë të përparojmë bashkëpunimin tonë dhe të eksplorojmë mundësi të reja midis dy…

Lajme

02/12/2025 18:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Ditën e tyre Kombëtare.

Ajo ka thënë se kjo ditë nderon unitetin, progresin dhe arritjet e jashtëzakonshme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Kosova mezi pret punën përpara, ndërsa vazhdojmë të përparojmë bashkëpunimin tonë dhe të eksplorojmë mundësi të reja midis dy vendeve tona. Gëzuar Ditën Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe!”, ka shkruar Osmani në “X”. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: