Sami Kurteshi në rolin e patriotit, kundërshton certifikimin e Listës Serbe në KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar mbledhjen e radhës. Në mbledhje, përfaqësuesi i VV-së, Sami Kurteshi i ka “veshur” edhe njëherë “rrobat” e patriotit, transmeton lajmi.net. Kurteshi me skenar të njëjtë sikurse në zgjedhjet e kaluara, ka kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe. “Jam kundër rekomandimit për certifikimin e Listës Srpska”, u shpreh ai. Kurse,…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.
Në mbledhje, përfaqësuesi i VV-së, Sami Kurteshi i ka “veshur” edhe njëherë “rrobat” e patriotit, transmeton lajmi.net.
Kurteshi me skenar të njëjtë sikurse në zgjedhjet e kaluara, ka kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe.
“Jam kundër rekomandimit për certifikimin e Listës Srpska”, u shpreh ai.
Kurse, në anën tjetër, anëtari i PDK-së, Arianit Elshani kërkoi që të zbatohet ligji.
“Unë konsideroj se, në bazë të ligjit dhe rregullores për certifikimin e subjekteve politike, ato që janë të regjistruara pranohen automatikisht dhe nuk ka nevojë për vendim të KQZ-së. Po ashtu kam një çështje tjetër që lidhet me subjektet politike që kanë qenë në koalicione; ato është dashur t’i kryejnë të gjitha obligimet dhe të drejtat që iu takojnë. Po flas për Nismën dhe AAK-në që kanë qenë parti të regjistruara”, tha Elshani./lajmi.net/