S’e paguajti alimentacionin për fëmijët, dënohet me 1 vit burgim i akuzuari në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj F.V. për “Shmangie nga sigurimi i mjeteve për jetesë”. Ai është dënuar me 1 vit burgim. I pandehuri F.V., akuzohet se nga data 3 tetor 2024 deri më tani, me qëllim iu është shmangur sigurimit të mjeteve të jetesës për dy fëmijët të…
Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj F.V. për “Shmangie nga sigurimi i mjeteve për jetesë”. Ai është dënuar me 1 vit burgim.
I pandehuri F.V., akuzohet se nga data 3 tetor 2024 deri më tani, me qëllim iu është shmangur sigurimit të mjeteve të jetesës për dy fëmijët të tij të mitur, për të cilët është i obliguar të kujdeset në bazë të Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 22 qershor 2023, me të cilin është detyruar që të ju paguaj të dëmtuarve – fëmijëve të tij mjetet për jetesë për çdo muaj dhe atë në shumën prej shtatëqind (700.00) Euro për të cilën është detyruar që t`i paguaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes së tij A.G.V., deri sa të ekzistojnë kushtet ligjore ku i pandehuri i`u ka shmangur detyrimeve duke mos paguar shumën e përcaktuar të pagesës së alimentacionit të fëmijëve të përbashkët.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.”