Rexhepi: Janë dorëzuar mbi 170 projekte për shqiptarët në Luginë – nis vlerësimi nga komisionet profesionale
Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, thotë se është duke vazhduar puna e komisioneve për vlerësimin e projekteve të thirrjeve publike të mbështetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Përmes një njoftimi për medie, Rexhepi bën të ditur se është kryer shumica e procedurave për tre thirrjet kryesore: për Art,…
Lajme
Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, thotë se është duke vazhduar puna e komisioneve për vlerësimin e projekteve të thirrjeve publike të mbështetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Përmes një njoftimi për medie, Rexhepi bën të ditur se është kryer shumica e procedurave për tre thirrjet kryesore: për Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore, për Përdorimin Zyrtar të Gjuhës Shqipe dhe Simboleve, si dhe për Shkollat dhe Organizatat Sportive.
“Duke falënderuar secilin nga të lartpërmendurit për profesionalizmin, angazhimin dhe gatishmërinë për të qenë në nivelin e detyrës dhe për të dhënë ekspertizën e tyre kur duhet, Rexhepi shtoi se falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot janë dorëzuar 177 projekte, që synojnë zhvillimin e jetës sociale e kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e Sanxhak”, ka shkruar ai.