Zogaj: Qeverinë e re do ta udhëheqë LDK-ja

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, tha se LDK-ja është e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe synon t’i fitojë ato. Sipas tij, qeveria e re do të udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku. “Ne po hyjmë në zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet, ne po hyjmë në zgjedhje për të ofruar programin tonë politik…

Lajme

02/12/2025 15:20

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, tha se LDK-ja është e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe synon t’i fitojë ato.

Sipas tij, qeveria e re do të udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“Ne po hyjmë në zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet, ne po hyjmë në zgjedhje për të ofruar programin tonë politik dhe jemi të bindur që qeverisja e re do të udhëhiqet nga LDK-ja dhe kandidati jonë për kryeministër, Lir Abdixhiku”, tha Zogaj. /rtv21