Alban Krasniqi thotë se partitë e tjera duan t’ia pamundësojnë mërgatës votën përmes postës: Me çdo kusht dojn me dështu procesi
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë e ditur se Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndarë buxhetin e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve. E në lidhje me organizimet që po bëhen për këto zgjedhje,ka reaguar edhe Alban Krasniqi, si anëtar i Vetëvendosjes në komision. Ai foli për votën e mërgatës përmes postës, që…
Lajme
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë e ditur se Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndarë buxhetin e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve.
E në lidhje me organizimet që po bëhen për këto zgjedhje,ka reaguar edhe Alban Krasniqi, si anëtar i Vetëvendosjes në komision.
Ai foli për votën e mërgatës përmes postës, që thotë se partitë e tjera duan ta pamundësojnë.
“Realizon të drejtën e mërgatës për të votuar përmes postës e integritetin e zgjedhjeve”.
Krasniqi tha se sekretariati duhet lënë të qetë të kryejnë punën e tyre pa shantazhe, e pa presion.
“Rreth 4 milionë janë të paraparë për një aktivitet. Ne me vetëdije dojmë me e harxhu një buxhet prej 4 milionë eurosh, i cili po dihet paraprakisht që nuk do të mund të ketë efektin e tij për çka edhe ne do t’i shpenzojmë ato mjete, planifikojmë t’i shpenzojmë. Por i kemi disa anëtarë që me çdo kusht dojn me e çu drejt dështimit një proces, që ngërthen edhe efekt kushtetues, pra pamundësimit të mërgatës për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, përmes formave që janë të përcaktuara edhe me Ligj, edhe me aktet e tjera nënligjore dhe procedurat tona.I kemi fakt përpara e po tentohet që me çdo kusht të shtyhet përpara. Unë i thërras të gjithë anëtarët që të reflektojnë në lidhje me këtë, e ta ndalim këtë logjikë që s’është veç hipokrizi, por tentim mashtrimi të opinionit publik. Kurse në realitet ne po e pengojmë dhe mohojmë atë ende pa filluar si proces”,deklaroi Krasniqi.
Ai madje tha se periudha e votimit përmes postës fillon më 12.12 .2025 dhe është konfirmimi se për 10 ditë pasi të hyj në fuqi kjo periudhë, do t’i dërgojnë fletëvotimit në formë elektronike në cilindo format duhet të arrijnë të votuesit që me të 12 të fillojnë votimin përmes postës.
“E ne sapo e morëm edhe konfirmimin nga sekretariati, që deri me datë 21 nuk ka shancë kjo të ndodhë.Kjo është gabim dhe është mohim që bie ndesh me ligjet e çfarëdo praktike të mirë.Më 2014 të njëjtat parti bashkë me kryesuesen asokohe të KQZ-së, e ka detyru sekretariatin me shku në Nish me bë tërheqjen e postës me zarfet që janë kanë për Listën Serbe dhe të njëjtit diku 11 vite më pas përdorin forma tërësisht të kundërta në këtë rast, tu e mohu mërgatën me mujt me shpreh vullnetin e saj të lirë.Tani po vendosen barriera që qojnë në dështimin e votimit përmes postës”./Lajmi.net/