Tragjedi në Vushtrri: Familjari thotë se nëna vdiq pas 35 minutash pritje në spital

Bardhyl Duklini nga Vushtrria ka reaguar publikisht lidhur me trajtimin që, sipas tij, i është bërë nënës së tij në spitalin “Sheikh Zayed”, disa ditë para se ajo të ndërrojë jetë. Ai thotë se ka paraqitur një denoncim zyrtar në Polici dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa ka njoftuar edhe institucionet më të larta shtetërore,…

Lajme

02/12/2025 13:16

Bardhyl Duklini nga Vushtrria ka reaguar publikisht lidhur me trajtimin që, sipas tij, i është bërë nënës së tij në spitalin “Sheikh Zayed”, disa ditë para se ajo të ndërrojë jetë.

Ai thotë se ka paraqitur një denoncim zyrtar në Polici dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa ka njoftuar edhe institucionet më të larta shtetërore, transmeton lajmi.net.

Duklini pretendon se më 19 nëntor 2025, nëna e tij — e cila trajtohej rregullisht për aritmi — është lënë 35 minuta në pritje pa marrë ndihmën e urgjencës, ndonëse gjendja e saj kërkonte reagim të menjëhershëm. Ai thotë se injeksioni që iu dha më pas është administruar gabimisht nga një teknik dhe jo në mënyrën që lejojnë protokollet mjekësore.

Në postimin e tij ai thekson gjithashtu se të dhënat në raportin mjekësor nuk përputhen me atë që ka ndodhur realisht, duke përmendur mosshënimin e barnave të përdorura dhe ndryshime në vlerat e pulsit të raportuar.

Pas ndarjes nga jeta të nënës më 23 nëntor, familja po kërkon hetim të plotë, përfshirë sigurimin e pamjeve të kamerave, për të verifikuar nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje profesionale.

Duklini apelon për veprime të shpejta nga institucionet, duke theksuar se rasti i tij është një thirrje për më shumë përgjegjësi dhe humanitet në sistemin shëndetësor.

Postimi i plotë: 

Falënderoj ALLAHUN që mendimet mi ndryshojë më lehtësojë të mos ja vështirësoj gjërat familjes edhe më shumë, që ma mundësoje lamtumirën e nenës me puthje, e premtime në gjirit që më dha. (Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)…
Dje e kontaktova Presidenten sot u bo vonë, sot i kontaktova këta nesër bahet vonë.
Raporti u paraqit në Polici dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Iu përcoll Vjosa Osmanit, Zyrës së Kryeministrit, Kuvendit të Kosovës dhe shumë të tjerëve, siç mund ta shihni.
Denoncim për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Me 19.11.2025 Nenën si disa herë në vit e dërguam në spitalin Sheikh Zayed,që është trajtuar gjithmonë shumë mirë e shpejt nga Aritmia. Përafërsisht para ndërrimit ora 18.40 në atë ditë
ndodhi e kundërta,35 minuta në pritje që sipas mjekës familjare Rabije Haxhaj të nesërmen 5 minuta janë shumë për një paciente me Aritmi,siç e dinë edhe ata në spitalin Sheikh Zayed. Mbase 35 minuta ju dha injeksioni direkt nga tekniku,i cili mori përsipër ndërrimin që sipas mjekëve lejohet të jepet vetëm me një infuzion,një pantoprazol por edhe një paracetamol infuzion që as unë e motra edhe nëna vet nuk e kuptoje pse se nuk kishte ankesa të ftohjes apo ndonjë dhimbje përveç Aritmisë.Të dielën me 23.11.2025 nderoj jetë nëna,sipas raportit mjekësor të dhënat në raport nuk janë të sakta as nuk shkruhen në raport pantoprazoli as paracatamoli, pulsi u shënua se ishte 130 edhe pse ishte 145 që ju përsërit nga Tekniku me zë të lartë dhe qartë mjekut përgjegjës. Një arsyeje për një hetim dhe sigurim të videos ku vetëm një teknik punon e të tjerët vendosen neper dhoma, edhe pse e kanë një pacient me një rrezikshmëri jete, e trajtohet pas tridhjetë e pesë minutash. A u trajtua ajo siç duhet? Unë mendoj se JO, shkelje e detyrës dhe humanitetit të mjekëve.
Pres veprime të menjëhershëme faleminderit.