Berisha godet Abdixhikun për Ukë Rugovën: “Pranimin” e tij e plasoi si “kërkesë të familjes” – dobët shumë dobët

Avokati Besnik Berisha ka goditur haptazi Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, ndaj të cilit ka qenë ditë e më shumë kritikë i hapur. Për hyrjen e Ukë Rugovës, të birit të ish-Presidentit Rugova, në listë zgjedhore të LDK-së, Berisha pati pakënaqësi me mënyrën se si u paraqit ky “pranim” nga Abdixhiku. Berisha…

Lajme

02/12/2025 13:10

Avokati Besnik Berisha ka goditur haptazi Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, ndaj të cilit ka qenë ditë e më shumë kritikë i hapur.

Për hyrjen e Ukë Rugovës, të birit të ish-Presidentit Rugova, në listë zgjedhore të LDK-së, Berisha pati pakënaqësi me mënyrën se si u paraqit ky “pranim” nga Abdixhiku.

Berisha madje tha se lajm i keq është që e plasuan sikur “është pranuar kërkesa e familjes” e se ua paskan bërë dhuratë për 81 vjetorin e lindjes së dr.Ibrahim Rugovës.

“Dobët, shumë dobët”, kritikoi Berisha.

Postimi i Berishës:

Me shkas.

Para dy viteve pata shkruar kete status, per te kritikuar parine e LDK-se per mos-perfshirjen e askujt nga familja Rugova ne kryesi, ne liste zgjedhore per deputet, e ne asnje rol me peshe.

Sic duket, u deshen disa vjet qe te kuptohet se familja Rugova nuk eshte vetem per t’u perdorur e keqpërdorur sa here u duhet, por per t’iu dhene vendin meritor.

Lajm i mire qe Uken “e paskan pranuar” serish ne partine e pejgamberit te kohes sone, Ibrahim Rugova.

Lajm i keq qe e plasuan sikur “eshte pranuar kerkesa e familjes” dhe qe ua paskan bere dhurate per 81-vjetorin e lindjes se dr. Ibrahim Rugoves.

Dobet. Shume dobet!./Lajmi.net/