Kurti: Numri i bizneseve të reja ka arritur nivel rekord gjatë këtij mandati

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se gjatë këtij mandati numri i bizneseve të reja të regjistruara ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe ka qenë më i lartë se çdo vit tjetër para qeverisjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka vënë në dukje se kjo rritje e numrit të bizneseve…

Lajme

02/12/2025 12:26

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se gjatë këtij mandati numri i bizneseve të reja të regjistruara ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe ka qenë më i lartë se çdo vit tjetër para qeverisjes së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka vënë në dukje se kjo rritje e numrit të bizneseve reflekton një ekonomi që po zhvillohet dhe po krijon mundësi të reja për qytetarët dhe investitorët, raporton lajmi.net

“Përgjatë këtij mandati, numri i bizneseve të reja të regjistruara është ngritur vit pas viti dhe ka qenë më i lartë se në çdo vit tjetër para qeverisjes sonë. Shtim biznesesh në ekonomi që rritet,” shkroi kryeministri./Lajmi.net/