Hoti: Rugova – simbol i urtësisë, vizionit dhe lirisë së Kosovës
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kujtuar ditëlindjen e 81-të të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Në një postim në Facebook, Hoti vlerësoi figurën e Rugovës si simbol të qeverisjes me urtësi dhe vizion në kohë sfidash, duke përmenduar edhe rolin e tij historik në ndërtimin e Kosovës së pavarur. “Sot është ditëlindja e Presidentit Historik,…
Lajme
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kujtuar ditëlindjen e 81-të të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Në një postim në Facebook, Hoti vlerësoi figurën e Rugovës si simbol të qeverisjes me urtësi dhe vizion në kohë sfidash, duke përmenduar edhe rolin e tij historik në ndërtimin e Kosovës së pavarur.
“Sot është ditëlindja e Presidentit Historik, atit themeltar të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.
Njeriu që me urtësi, vizion dhe kulturë politike i dha Kosovës drejtimin që na çoi drejt lirisë dhe pavarësisë.
Presidenti Rugova ishte simbol i urtësisë në kohë të vështira, zëri i arsyes kur vendi kërkonte maturi, dhe frymëzim për një popull që besonte në liri, pavarësi dhe demokraci.
Bekuar qofsh, President!”, shkroi Hoti.