ShBA uron Shqipërinë: Teksa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë
Sekretari amerikan i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, uroi shqiptarët për 28 Nëntorin dhe theksoi partneritetin e fortë midis Tiranës dhe Uashingtonit. Ai vuri në pah përkushtimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë, si dhe rolin e Shqipërisë në NATO, themeli i mbrojtjes së përbashkët. Rubio…
Bota
Sekretari amerikan i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, uroi shqiptarët për 28 Nëntorin dhe theksoi partneritetin e fortë midis Tiranës dhe Uashingtonit.
Ai vuri në pah përkushtimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë, si dhe rolin e Shqipërisë në NATO, themeli i mbrojtjes së përbashkët.
Rubio përgëzoi investimet e Shqipërisë në sigurinë kolektive dhe bashkëpunimin me forcat shqiptare të rendit në luftën kundër grupeve kriminale transnacionale, trafikut të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ai përmendi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë kibernetike dhe përparimet e rëndësishme të vendit në këtë fushë.
Në përvjetorin e pavarësisë, SHBA shpreh gatishmërinë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në siguri, ekonomi dhe miqësi të përhershme me Shqipërinë.
Urimi i plotë:
“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.
Gjithashtu, partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu e vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike, si dhe përgëzojmë Shqipërinë për hapat e saj domethënës në sigurinë kibernetike.
Teksa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë.”