ShBA e vendos në “dy gjunjë” Vuçiqin: Dje iu luta amerikanëve për popullin tim
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se nuk e di ende se cili është vendimi amerikan për Industrinë e Naftës së Serbisë dhe i bëri thirrje SHBA-së që të merr një vendim pozitiv dhe “t’ia jep licencën”, Ai këto komente i bëri në një tubim parazgjedhor të Partisë Progresive Serbe në Mionicë para…
Bota
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se nuk e di ende se cili është vendimi amerikan për Industrinë e Naftës së Serbisë dhe i bëri thirrje SHBA-së që të merr një vendim pozitiv dhe “t’ia jep licencën”,
Ai këto komente i bëri në një tubim parazgjedhor të Partisë Progresive Serbe në Mionicë para zgjedhjeve lokale më 30 nëntor.
“Thashë dje – u lutem amerikanëve të na e bëjnë këtë, dhe pastaj pyes veten pse iu luta. Kështu që i them vetes: Po lutesha për popullin tim, jo për veten time. Sot është dita e 48-të që kur asnjë pikë naftë nuk hyri përmes tubacionit të naftës nga Kroacia. Kroatët e ndërprenë furnizimin me naftë që ditën e parë, dhe kanë kaluar 48 ditë. A ka ndonjë pikë karburanti që ka qenë pa karburant? Nuk ka asnjë, sepse dikush u kujdes për gjithçka si një familje”, tha Vuçiq, raporton KosovaPress.
Industria e Naftës e Serbisë (NIS) është nën presion për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft, e cila mban shumicën e aksioneve në NIS.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, SHBA-të dhe BE-ja futën një sërë masash që ndikojnë në sektorin e energjisë ruse, dhe të gjitha vendet e treta që bëjnë biznes me kompanitë shtetërore ruse duhet të marrin licenca të posaçme për të vazhduar importimin dhe përpunimin e produkteve të energjisë.
Pa një licencë amerikane, Serbia mund të përballet me kufizime në furnizimin me naftë bruto, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në funksionimin e NIS dhe tregun vendas të karburanteve.
Një ndërlikim shtesë krijohet nga vendimi i Kroacisë, e cila në fillim të tetorit ndaloi rrjedhën e naftës përmes tubacionit të JANAF, duke përmendur pajtueshmërinë me sanksionet evropiane kundër subjekteve ruse të energjisë.
Kjo e la Serbinë pa rrugën e saj kryesore të furnizimit, andaj ajo mbështetet në rrugë alternative dhe më të shtrenjta, si dhe në presion politik ndaj Uashingtonit për të marrë një përjashtim.