Kurti me akuza për ish-opozitën: Vëreni me kujdes, nuk votojnë kundër Listës Serbe – maksimumi abstenojnë
Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka drejtuar akuza të rënda ndaj partive ish-opozitare, duke i akuzuar për “sinkronizim” dhe bashkëveprim me Listën Serbe. Kurti tha se opozita po tenton të pamundësojë votimin e mërgatës, duke vepruar në përputhje me Listën Serbe, raporton lajmi.net “Kjo opozitë po e pengon të…
Lajme
Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka drejtuar akuza të rënda ndaj partive ish-opozitare, duke i akuzuar për “sinkronizim” dhe bashkëveprim me Listën Serbe.
Kurti tha se opozita po tenton të pamundësojë votimin e mërgatës, duke vepruar në përputhje me Listën Serbe, raporton lajmi.net
“Kjo opozitë po e pengon të drejtën e mërgatës për të votuar, dhe këtë po e bën fatkeqësisht në sinkron me Listën Serbe. Përputhja me Listën Serbe është e frikshme.
Jo veç në Kuvend, e kundër meje e Glaukut, veç vëreni me kujdes, këta nuk votojnë kundër Listës Sebre, veç abstenojnë. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, dhe nevojitet syçelësi”, tha Albin Kurti./Lajmi.net/