PDK dhe Lista për Familjen e Eman Rrahmanit konfirmojnë koalicionin zgjedhor
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista për Familjen kanë zyrtarizuar sot koalicionin parazgjedhor. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza njoftoi se bashkë me Eman Rrahmanin dhe anëtarët e tjerë kanë bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe pas zgjedhor. Në një konferencë për media, Bedri Hamza tha se ky koalicion është para dhe paszgjedhor. Ai…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista për Familjen kanë zyrtarizuar sot koalicionin parazgjedhor.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza njoftoi se bashkë me Eman Rrahmanin dhe anëtarët e tjerë kanë bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe pas zgjedhor.
Në një konferencë për media, Bedri Hamza tha se ky koalicion është para dhe paszgjedhor.
Ai theksoi se ky është bashkëpunim për të mirën e vendit.
Në listën kandiduese për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të jenë edhe ata nga Lista për Familjen./Lajmi.net/



