“E vërtetë e madhe” – Daut Haradinaj shpërndan videon ku Përparim Rama flet për VV-në dhe lidhjet që ata i bëjnë ish-luftëtarëve me Listën Serbe
Dje, Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka goditur fortë Vetëvendosjen dhe akterët e saj politikë. Ai përmes një deklaratë, ka pyetur se kush po i tregon atyre se kush është me Listën Serbe e kush është tradhtar, shkruan lajmi.net. “Këta vendosin UÇK-ja a qenka e mirë a s’qenka e mirë, njerëzt, heronjtë, luftarët,…
Lajme
Dje, Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka goditur fortë Vetëvendosjen dhe akterët e saj politikë.
Ai përmes një deklaratë, ka pyetur se kush po i tregon atyre se kush është me Listën Serbe e kush është tradhtar, shkruan lajmi.net.
“Këta vendosin UÇK-ja a qenka e mirë a s’qenka e mirë, njerëzt, heronjtë, luftarët, Ramush Haradinaj qenka me serb, me Listën Serbe, njeriu që ka luftu, që ka plagë në trup të vet, kush po iu tregon këtyre, a po merr vendim Dejona Mihajli”, ka deklaruar mbrëmë Rama në RTV Dukagjini.
Këtë video, e ka shpërndarë ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
“E vërtetë e madhe”, ka shkruar Haradinaj duke e përshkruar këtë video. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: