Prokuroria deklarohet për rastin në Lipjan: Burri sulmoi gruan e tij me sëpatë, i dyshuari u arrestua
Prokuroria në Prishtinë është deklaruar për rastin e rëndë që ndodhi sot në Gadime të Ulët të Lipjanit ku një grua u godit më sëpatë në kokë, nga ish-bashkëshorti. Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net Prokuroria njoftoi se i dyshuari në këtë rast tanimë është arrestuar. Sipas Prokurorisë rasti është cilësuar si “vrasje e…
Lajme
Prokuroria në Prishtinë është deklaruar për rastin e rëndë që ndodhi sot në Gadime të Ulët të Lipjanit ku një grua u godit më sëpatë në kokë, nga ish-bashkëshorti.
Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net Prokuroria njoftoi se i dyshuari në këtë rast tanimë është arrestuar.
Sipas Prokurorisë rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se dyshohet se bashkëshorti ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Pas zhvillimeve të intensive hetimore, sot rreth orës 12:30, është arrestuar i dyshuari K.E., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, në bazë të nenit 183 të KPRK-së”,thuhet në përgjigje.
Po ashtu u tha se hetimet rreth rastit vazhdojnë.
I dyshuar në këtë rast është Kosovar Elshani, derisa sulmi fizik në polici theksohet të jetë raportuar nga vëllai i viktimës./Lajmi.net/