Bajrami: Këta flasin sot për humbje kohe, fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur

Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur” teksa iu referua rrëzimit përfundimtar me votë në Kuvend të Kosovës, mandatarit të dytë të Vetëvendosjes për formim të qeverisë. Rreth asaj që Vetëvendosja për nëntë muaj kanë thënë se i kanë votat ndërsa dihej që s’i…

Lajme

19/11/2025 18:06

Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur” teksa iu referua rrëzimit përfundimtar me votë në Kuvend të Kosovës, mandatarit të dytë të Vetëvendosjes për formim të qeverisë.

Rreth asaj që Vetëvendosja për nëntë muaj kanë thënë se i kanë votat ndërsa dihej që s’i kanë, Bajrami tha se “ndërsa këta flasin për humbje kohe”.

Postimi i plotë:

Sot nuk isha në seancën e Kuvendit ku u pa qartë mashtrimi dhe përbuzja e vullnetit të qytetarëve nga ai që doli i pari në zgjedhjet e fundit dhe mori 48 deputetë.

Kam munguar sot në Kuvend për shkaqe shëndetësore, të cilat shpresoj t’i kaloj shpejt.

Po kthehemi te dita e sotme në Kuvend, kur e ku u pa dhe u vërtetua atë që e kemi thënë nga dita e parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

U vërtetua mashtrimi i madh i atij që prej shkurtit ka thënë se i ka numrat për të themeluar Qeverinë; të atij që i ka humbur Kosovës muaj e vite me keqqeverisje, korrupsion, masa ndëshkuese, varfërim të qytetarëve dhe ikje nga vendi si zgjidhja e fundit në përballje me të këqijat e përmendura.

S’kam asnjë dyshim: votuesit do ta ndëshkojnë Vetëvendosjen dhe z. Kurti, që mashtruan dhe abuzuan gjatë me besimin e qytetarëve.

Qytetarët do ta ndëshkojnë arrogancën e z. Kurtit, që insistoi dhjetëra herë të votohej një emër i vetëm për kryetare të Parlamentit.

Do ta ndëshkojnë z. Kurti dhe Vetëvendosjen që dështuan të lidhin koalicion me cilëndo parti shqiptare për të shmangur zgjedhjet.

Do ta ndëshkojnë edhe humbjen e 15 ditëve të tjera, pasi dështoj të marrë votat për vete për kryeministër duke dalë me mandatar z. Konjufca për kryeministër ku paraprakisht dihej se po e bënte t’i humbte edhe 15 ditë tjera. E sot na flisnin për humbje të kohës, humbje finanaciare!

Thënë troç kjo kastë politike ja humbi Kosovës plotë 5 vjet, por fituan shumë ata dhe rrethi i tyre, fituan nga keqpërdorimi i të gjitha resurseve shtetërore në kurriz të qytetarëve për të cilat një ditë do të japin përgjegjësi.

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do të mbahen mend si pushteti i pazareve dhe korrupsionit në energji, si pushteti që rriti çmimet e çdo produkti bazë, që nuk mbajti asnjë premtim – asnjë të vetëm, që nuk përfundoi asnjë rrugë lokale a rajonale, që rrënoi ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë; si pushteti që u përpoq të blinte vota me skema të korrupsionit publik.

Fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt. Vula e këtij fundi do të jetë dita e zgjedhjeve të reja.