“Çmontuam mbi 900 banda” – Nga Presidenca flasin për deklaratën e Osmanit: Është menduar për raste, e jo numër bandash
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën prestigjioze Politico, ka dhënë një deklaratë shokuese, me të cilën ka paraqitur Kosovën si vend të krimit dhe bandave. Ajo ka thënë se në Kosovë brenda pesë vitesh, i kanë çmontuar mbi 900 banda, shkruan lajmi.net. “Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën prestigjioze Politico, ka dhënë një deklaratë shokuese, me të cilën ka paraqitur Kosovën si vend të krimit dhe bandave.
Ajo ka thënë se në Kosovë brenda pesë vitesh, i kanë çmontuar mbi 900 banda, shkruan lajmi.net.
“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thënë Osmani.
Në lidhje me këtë, ka folur këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Ai ka thënë se Osmani e ka menduar për raste e jo për numër bandash.
“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale. Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Kupina. /Lajmi.net/