Shqipëria pranë golit, zverdhet Ramadani – ndali sulmuesin më të rrezikshëm anglez
Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të qëndrojë fuqishëm në betejën ndal liderit të grupit Anglia. Hysaj në minutën e tetëmbëdhjetë për pak sa nuk shënoi gol me një goditje të fuqishme nga distanca. Tre luanët nuk kanë pësuar asnjë gol në shtatë ndeshjet e deritanishme në grup dhe kanë gjithsej 21 pikë, shtatë më shumë se…
Sport
Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të qëndrojë fuqishëm në betejën ndal liderit të grupit Anglia.
Hysaj në minutën e tetëmbëdhjetë për pak sa nuk shënoi gol me një goditje të fuqishme nga distanca.
Tre luanët nuk kanë pësuar asnjë gol në shtatë ndeshjet e deritanishme në grup dhe kanë gjithsej 21 pikë, shtatë më shumë se Shqipëria që ka siguruar play-offin për botërorin 2026.
Ramadani më herët ka ndaluar në mënyrë të palejuar njërin ndër lojtarët më të rrezikshëm evropian në futboll Harry Kane. Futbollisti kuqezi nuk i ka shpëtuar dënimit të gjyqtarit të ndeshjes, i vili e ka ndëshkuar me katron të verdhë.
Kane ka shënuar këtë sezon 13 gola në dhjetë duele për ekipin e tij gjerman, Bayern Munih.
Tashmë janë zhvilluar njëzet minuta lojë në “Air Albania”, në një ndeshje plot emocione e atmosferë shpërthyese në tribunat kuqezi, por rrjetat vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura.