Këshilltari i Kurtit eskalon keq, i quan “djem të Serbisë” dy partitë që e shpallën Pavarësinë e Kosovës

Hysamedin Feraj, Këshilltari i Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ka përdorur gjuhë, akuza dhe kualifikime prej më të rëndave ndaj kundërshtarëve politikë: Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu duke e lidhur me një rast të gjetjes së disa dhjetëra detonatorëve në veri të Kosovës nga Policia dhe KFOR-i. “Serbi, mbahu mos…

Lajme

16/11/2025 13:18

Hysamedin Feraj, Këshilltari i Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ka përdorur gjuhë, akuza dhe kualifikime prej më të rëndave ndaj kundërshtarëve politikë: Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu duke e lidhur me një rast të gjetjes së disa dhjetëra detonatorëve në veri të Kosovës nga Policia dhe KFOR-i.

“Serbi, mbahu mos ki frikë! I ke djemt në Kosovë! Të mbrojnë duke i demaskuar këta filma – LDK-PDK”, shkroi Hysamedin Feraj.