Shoferi kapet duke vozitur me 124 km/h në Ferizaj, gjobitet dhe i ndalohet patenta për 3 muaj
Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara. M.S., 37 vjeç, u ndalua më 15 nëntor rreth orës 19:40 në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, duke drejtuar një VW Golf me targa vendore me shpejtësi 124 km/h, në një zonë ku kufizimi…
Lajme
Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara. M.S., 37 vjeç, u ndalua më 15 nëntor rreth orës 19:40 në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, duke drejtuar një VW Golf me targa vendore me shpejtësi 124 km/h, në një zonë ku kufizimi ishte 60 km/h.
Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar një gjobë prej 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre muaj, pasi ai posedonte patentë shofer të huaj, transmeton lajmi.net.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për respektim rigoroz të kufizimeve të shpejtësisë, duke vënë në dukje se tejkalimi i normave të lejuara përbën rrezik serioz për jetën e shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Gjithashtu, Policia njofton se do të intensifikojë kontrollet me radarë në të gjitha rrugët e rajonit dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, duke garantuar trajtim të konfidencialitetit të plotë./lajmi.net/