Lajçaku s’ka marre, e pranon që ka pasur kontakte shoqërore me pedofilin Epstein: Ndërgjegjja ime është e pastër

Ish-kreu i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak, ka pranuar se në të kaluarën kishte pasur komunikime me financierin e dënuar amerikan Jeffrey Epstein. Siç ka deklaruar Lajçak, ai me të ka biseduar vetëm në kuadër të detyrave diplomatike që ka pasur, shkruan mediumi sllovak TASR. Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se me Epstein ka folur…

Bota

15/11/2025 17:44

Ish-kreu i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak, ka pranuar se në të kaluarën kishte pasur komunikime me financierin e dënuar amerikan Jeffrey Epstein.

Siç ka deklaruar Lajçak, ai me të ka biseduar vetëm në kuadër të detyrave diplomatike që ka pasur, shkruan mediumi sllovak TASR.

Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se me Epstein ka folur në mënyrë shoqërore dhe bëhej kryesisht në komentimin e aktualitetit në botë.

“Komunikimi ynë i mëvonshëm, të cilin ai e nisi, ishte i një natyre shoqërore dhe i kushtohej kryesisht komentimit të ngjarjeve aktuale në botë”, tha Lajcak, duke shtuar se ai ende mban komunikim të ngjashëm me dhjetëra njerëz që ka takuar gjatë karrierës së tij profesionale.

“Ndërgjegjja ime është e pastër; nuk kishte asgjë në të që devijonte nga korniza standarde”, shprehet Lajçak.

“Rihapja e çështjes Epstein ndodhi pasi u largova nga Nju Jorku, dhe shkalla e plotë e veprimeve të tij të pafalshme, të cilat i dënoj fuqimisht, doli në dritë vetëm pas arrestimit të tij”, ka thënë tutje Lajçak.