Haziri: Mekanizmat shtetërorë ndikuan në procesin zgjedhor, u deformua vullneti i qytetarëve – LDK ka votën politike më të madhe në Kosovë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se procesi zgjedhor i 9 shkurtit është përmbyllur duke lënë pas hapa të hapur politikë, raporton GazetaBlic. Haziri në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’ prodhim i GazetaBlic, thotë se LDK është partia më e madhe me votë politike në vend. Sipas tij LDK-ja ka ruajtur pozicionin në qendrat…

Lajme

15/11/2025 16:34

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se procesi zgjedhor i 9 shkurtit është përmbyllur duke lënë pas hapa të hapur politikë, raporton GazetaBlic.

Haziri në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’ prodhim i GazetaBlic, thotë se LDK është partia më e madhe me votë politike në vend.

Sipas tij LDK-ja ka ruajtur pozicionin në qendrat kryesore, duke përfshirë Prishtinën si kryeqytet, rajonin e Dukagjinit dhe atë të Juglindjes, por prak thekson se natyrishtë kanë synuar më shumë.

“Një proces i cili u përmbyll duke lënë hapur procesin politik të zgjedhjeve të 9 shkurtit fatkeqësisht. LDK-ja është në vlerësim e sipër, në analizat e para që dalin, jemi si parti me votë politike më e madhe në Kosovë, është ruajtur pak a shumë, përkundër numrit të komunave në të cilën kemi synuar më shumë, natyrisht më shumë. Por Prishtina tash është konfirmuar në kryeqytet, kryeqendër, dhe në rrafshin e Kosovës, rreth saj, me ndikim politik, në rrafshin e Dukagjinit, në pjesën perëndimore të Kosovës, dhe natyrisht me një rol aktiv si parti kryesore opozitare në Juglindje, Anamoravë dhe në disa komuna të tjera që kanë rëndësi të veçantë”, tha ai.

Ai theksoi se këto zgjedhje i japin LDK-së mundësi për konsolidim të mëtejmë dhe për rikthim si partia e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Këto zgjedhje në terren i mirë që LDK-në me i dhënë mundësi për konsolidim më të tutjeshëm dhe për mundësi që në një zgjedhje të ardhshme, zgjedhjet e hershme parlamentare LDK-ja e mori kthyer si parti e parë politike”, shtoi ai.

Tutje, ai thotë se është përdorur një metodologji e re që ka vepruar kundër vullnetit të qytetarëve, me skenarë të përgatitur për t’i nxjerrë disa komuna fituese që në rundin e parë.

Haziri shtoi se përdorimi i numrave serik të dyshimtë dhe formave të tjera të presionit ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final, duke penguar që vullneti qytetar të shprehej lirshëm.

Ai akuzoi se procesi është “inxhinieruar” përmes mekanizmave shtetërorë dhe abuzimit me instrumentet e shtetit, çka sipas tij ka cenuar rëndë zbardhjen e vërtetë të vullnetit politik të qytetarëve.

“Natyrisht, në radhë të parë në pjesën e Anamoravës, me qendër Gjilanin, ruajtja e komunave në Prishtinën si kryeqytet, por presioni i madh, metodologjia e re e përdorur kundrejt vullnetit të qytetarëve, presioni politik dhe skenari që me çdo kusht me i nxjerrë komunat në rundin e parë në veçanti, përmes metodologjisë e cila po na befasonë të gjithëve edhe me numra serik të gjetur edhe me metoda të tjera të presionit, ka bërë që të mos vendosë vullneti qytetarë për ndërmarrjet publike. Edhe mënyra sesi është inxhinieruar krejt ky proces me mekanizma shtetëror, abuzim të instrumenteve të shtetit, të bënë me besuar që , është dëmtuar vullneti i qytetarëve, dëmtuar procesi politik ai që quhet zbardhja e vullnetit politik, për qëllime pure politike, që është normale, gara bëhet, gara bëhet për të fituar, por qytetarët duhet me qenë të lirë, të vullnetshëm me me shpreh përmes votës së tyre, vota bën ndryshim. Kësaj here unë jam njëri prej atyre që besoj që vota është deformuar përmes një inxhinieringu, inxhinieringu politik i cili është rikthyer në zgjedhjen në Kosovë fatkeqësisht, por e cila duhet me u zbuluar dhe mos me u bërë si metodë”, vlerësoi ai.

Sipas Hazirit, rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve ka mbetur i qëndrueshëm dhe LDK-ja ka dalë sërish me votën politike më të madhe në vend, duke siguruar numrin më të lartë të ulëseve.

“Është ruajtur pak a shumë rezultati, LDK-ja në votën politike, që quhet votë për partitë politike, ka numrin më të madh të ulëseve dhe votën politike më të madhe në Kosovë. Kjo është ajo që pak a shumë i jep, por Kosovë shihet roli i partisë në ekzekutiv, sa komuna. Nëse e marrim edhe me numër të komunave, atëherë del që edhe me numër të banorëve që jetojnë në kësaj komunës, kapitalizon si rezultat, por kjo ka pak rëndësi sot”, tha ai.

I pyetur nëse LDK-ja mund të konsiderohet fituese e kwtyre zgjedhjeve lokale, Haziri tha se mund të quhen të gjithe ‘win-win’, meqë pothuajse të gjitha partitë kanë arritur të fitojnë një pjesë të komunave që kanë synuar.

Ai shtoi se edhe LDK-ja kishte pritje për më shumë, por ky është rezultati që procesi zgjedhor ka prodhuar.

“Mund të quhen të gjithë win-win. Kemi një raporti ku të gjitha partitë politike kanë fituar një numër të komunave që kanë aspiruar, secila duke përfshirë LDK-në dhe në radhë të parë, ka prit edhe ka punuar për më shumë, por ky është rezultati që ka dalë”, përfundoi Haziri.