Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prizren, njëri pëson lëndime të rënda

Dy persona janë goditur nga një veturë në rrugën “Wesley Clark” në Prizren. Rastin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit ka pësuar dëmtime më të rënda. “Vetura ka goditur dy këmbësorë në rrugën ‘Wesley Clark’ në…

Lajme

14/11/2025 22:01

Dy persona janë goditur nga një veturë në rrugën “Wesley Clark” në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit ka pësuar dëmtime më të rënda.

“Vetura ka goditur dy këmbësorë në rrugën ‘Wesley Clark’ në Prizren. Njëri prej viktimave ka pësuar lëndime më të rënda, njëri më të lehta”, ka thënë Bytyqi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit./Lajmi.net/