“Shpresoj që përgjigjja jote ndaj drejtësisë të mos jetë si e Kurtit” – Rama dorëzon kallëzim penal ndaj Muratit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për çështjen e buxhetit të Prishtinës. Rama akuzoi ministrin Murati për, siç tha ai, mungesë përgjegjësie dhe përdorim të qytetarëve e punëtorëve të Komunës së Prishtinës për presion politik, rpaorton lajmi.net “Hekuran Murati, shihemi në Prokurori! Sinqerisht shpresoj…

Lajme

14/11/2025 17:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për çështjen e buxhetit të Prishtinës.

Rama akuzoi ministrin Murati për, siç tha ai, mungesë përgjegjësie dhe përdorim të qytetarëve e punëtorëve të Komunës së Prishtinës për presion politik, rpaorton lajmi.net

“Hekuran Murati, shihemi në Prokurori! Sinqerisht shpresoj që përgjigja jote ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë! Kjo e tregon mjaft mirë se si e trajtoni ju shtetin dhe qytetarët!”, shkroi Rama.

Ai e akuzoi ministrin e Financave se po rrezikon pagesat dhe shërbimet për qytetarët e Prishtinës për shkak të, sipas tij, shantazhit politik ndaj opozitës, raporton lajmi.net

“Hekuran, punëtorët dhe qytetarët e Kryeqytetit nuk duhet të mbesin pa paga e pa shërbime, vetëm sepse ju keni zgjedhur t’i përdorni për të shantazhuar opozitën! Ju garantoj që ne do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtën e tyre!”, ka shtuar Rama./Lajmi.net/

Screenshot