Hajdari: Në Prokurori s’kishte as kushte për t’u deklaru, tentuan t’i shtrembëronin fjalët- Kurti s’më propozoi për ministre se ashtu vendosëm

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në lidhje me aktakuzën që Prokuroria Speciale ngriti ndaj saj dhe disa zyrtarëve të ministrisë. Ajo me këtë rast u deklarua edhe për ndërhyrjen e disa njerëzve të tjerë në çështjet sekrete. “Në përgjithësi si ministre unë personalisht kur kemi pasur këtë sfidë me mos-ofertim të operatorëve…

Lajme

14/11/2025 15:55

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në lidhje me aktakuzën që Prokuroria Speciale ngriti ndaj saj dhe disa zyrtarëve të ministrisë.

Ajo me këtë rast u deklarua edhe për ndërhyrjen e disa njerëzve të tjerë në çështjet sekrete.

“Në përgjithësi si ministre unë personalisht kur kemi pasur këtë sfidë me mos-ofertim të operatorëve vendor e kur na njoftuan se dështuan tenderët e shpallur në fundvit, ne i kemi dalë në ndihmë këtij departamenti duke kontaktuar unë vetë i ministër të gjithë ambasadat ku ka pasur rezervë të produkteve bazë, pra kam kërkuar ndihmë që këta homologë tanë të na ofrojnë kontakte të kompanive të ndryshme për të qenë në kontakt me. Pra Albin Kurti nuk ka asnjë lidhje me këtë”,deklaroi Hajdari, transmeton lajmi.net.

Ajo u pyet edhe në lidhje me publikimet që u bën ku zyrtarë të ministrisë kishin deklaruar se në momentet kur ata kishin tentuar të ndalonin shkeljet në rastin e rezervave, ishin ofenduar e s’ishin lejuar të flisnin nga ministrja.

Me këtë rast, ajo tha se s’është e vërtet pasi ajo në fjalor nuk e ka ofendimin.

“Unë nuk i marrë për bazë asgjë që është e shkruar asgjë në Prokurori, sepse kur isha vetë tendenca për t’i shtrembëruar fjalët ishte tejet e madhe. Pra s’ka pas as kushte për t’u deklaruar, s’kanë pas as certifikata, pra as vetë Prokurori dhe s’më është ofruar mundësia për të dhënë sqarime. Kolegët e ministrisë që thuhet se kam përdorur fjalë të ulëta nuk janë të natyrës sime nuk janë të vërteta, sepse në fjalorin tim nuk ekziston as fjala “llam” as fjala idiot sepse s’e kam atë kulturë të fjalorit, por këto do dëshmohen të gjitha me fakte në gjykatë”,shtoi Hajdari.

Ajo tha se sa i përket mos-propozimit edhe një herë për ministre nga Albin Kurti në kabinetin që propozoi por s’u votua, sipas saj ishte vendim i marrë në mes dyshes- me dakordim.

“Ky është komunikimi im me kryeministrin tonë Kurtin. Është vendim i imi”./Lajmi.net/