Padi ndaj Dimal Bashës për deklaratën skandaloze: “Rasti i Deharit më i keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”

“Rasti i Deharit më i keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”, ishte deklarimi i kryeparlamentarit, Dimal Basha në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit. Kjo deklaratë skandaloze e Bashës u përcoll me kritika të shumta, transmeton lajmi.net. Por, jo vetëm kaq. Mihrije Daqaj, e cila i ka humbur dy…

Lajme

14/11/2025 14:34

“Rasti i Deharit më i keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”, ishte deklarimi i kryeparlamentarit, Dimal Basha në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Kjo deklaratë skandaloze e Bashës u përcoll me kritika të shumta, transmeton lajmi.net.

Por, jo vetëm kaq. Mihrije Daqaj, e cila i ka humbur dy djemtë e saj në luftë, përmes avokatit Gent Gjini ka vendos të dorëzoj padi kundër kryeparlamentarit Basha për fyerje, ofendim dhe lëndim shpirtërore.

Familja Daqaj kërkojnë që Basha të tërheq fjalën e thënë, të kërkoj falje publike, të kompensoj dëmin moral dhe material dhe që të mos përfaqësoj poste publike.

Më poshtë e keni vdieon e bërë për lajmi.net të familjes Daqaj dhe avokatit Gjini:

./lajmi.net/