Pas ngritjes së aktakuzës, Rozeta Hajdari thërret konferencë për media
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet në ora 15:00 tek objekti i ministrisë. Kjo konferencë thirret disa ditë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër ministres në detyrë si dhe ndaj zyrtarëve të kësaj ministri, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara e përfshirë këtu…
Lajme
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thirrur konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në ora 15:00 tek objekti i ministrisë.
Kjo konferencë thirret disa ditë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër ministres në detyrë si dhe ndaj zyrtarëve të kësaj ministri, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara e përfshirë këtu edhe biznesmenin Ridvan Muharremi.
Aktakuza është ngritur në kuadër të hetimeve që janë bërë për rastin e njohur “Rezervat Shtetërore”./Lajmi.net/