​Uji nis të pastrohet, pritet stabilizim i shpejtë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj ka nisur procesin e trajtimit, duke hapur rrugën për stabilizimin e furnizimit me ujë të pijshëm në disa komuna. Sipas njoftimit, gjatë ditës pritet të normalizohet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë, Drenas, Obiliq si dhe në disa zona të…

Lajme

14/11/2025 12:57

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj ka nisur procesin e trajtimit, duke hapur rrugën për stabilizimin e furnizimit me ujë të pijshëm në disa komuna.

Sipas njoftimit, gjatë ditës pritet të normalizohet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë, Drenas, Obiliq si dhe në disa zona të Prishtinës. Kompania u bën thirrje qytetarëve që të mbeten të informuar dhe kërkon mirëkuptim derisa furnizimi të rikthehet plotësisht në normalitet.

KRU “Prishtina” siguroi se po punon me kapacitete të plota për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për të gjithë konsumatorët.

Përndryshe, këto komuna ka ditë që kanë mungesë të ujit.