Lëvizje brenda AAK-së – Ramush Haradinajt i kërkohet të shqyrtojë ofertën për koalicion me VV-në
Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi i ka kërkuar kryetarit të partisë së tij, Ramush Haradinaj që të shqyrtoj ofertën për koalicion nga mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca dhe VV. Krasniqi me anë të një postimi ka bërë të ditur se duhet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme, transmeton lajmi.net. “Nëse VV dhe…
Lajme
Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi i ka kërkuar kryetarit të partisë së tij, Ramush Haradinaj që të shqyrtoj ofertën për koalicion nga mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca dhe VV.
Krasniqi me anë të një postimi ka bërë të ditur se duhet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme, transmeton lajmi.net.
“Nëse VV dhe z. Konjufca janë të sinqertë në këtë drejtim, unë besoj se Aleanca dhe kryetari Haradinaj do të dinë të marrin vendimin e duhur, si gjithmonë kur është fjala për të mirën e Kosovës.”, tha ndër të tjera Krasniqi.
Postimi i plotë:
Besoj fort se dalja e z. Konjufca si kandidat për kryeministër ka ndryshuar llogaritë politike në vend. Ky zhvillim kërkon qasje serioze, të matur dhe larg interesave të ngushta partiake.
Aleanca duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit, sidomos nëse kjo hap rrugën për stabilitet institucional, shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe zgjidh njëherë e mirë çështjen e presidentit. Nëse VV dhe z. Konjufca janë të sinqertë në këtë drejtim, unë besoj se Aleanca dhe kryetari Haradinaj do të dinë të marrin vendimin e duhur, si gjithmonë kur është fjala për të mirën e Kosovës.
Sot kërkohet mençuri, jo retorikë boshe. Kërkohet stabilitet, jo tension. Kërkohet vendim, jo improvizim.
Kosova ka nevojë për drejtim të qartë, dhe kjo është koha kur burrat e shtetit duhen parë në vepër./lajmi.net/