“Nuk u gjet asgjë e dyshuar” – Policia jep detaje për alarmin për bombë në një shkollë fillore në Fushë Kosovë
Dje në një shkollë fillore në Fushë Kosovë, është alarmuar për një mjet shpërthyes. Policia e Kosovës ka kontrolluar hapësirën e objektit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar, shkruan lajmi.net. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve për deklarim te rremë. “Fushë Kosovë 12.11.2025-14:26. Pas pranimit të një…
Lajme
Dje në një shkollë fillore në Fushë Kosovë, është alarmuar për një mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës ka kontrolluar hapësirën e objektit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar, shkruan lajmi.net.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve për deklarim te rremë.
“Fushë Kosovë 12.11.2025-14:26. Pas pranimit të një informate për mjet shpërthyes në një objekt, njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pasi është bërë kontrollimi i hapësirës së objektit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve për deklarim te rremë”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/