“Pati tre fëmijë dhe grua u përfshi në jetën e Daorsës” – Miku i saj rrëfen kërcënimet dhe shantazhin nga i dashuri i 24-vjeçares që vdiq tragjikisht në Tetovë

“Studente shembullore, njeri i dashur dhe e rritur në mirëqenie familjare”, kështu e përshkruan një mik Daorsa Spahijan, 24-vjeçaren që u gjet e vdekur javën e kaluar në Tetovë. Shoku i saj, përmes një llogarie në Instagram me emrin “Zhubi the goat”, ka publikuar një video ku ndan disa detaje nga jeta e të ndjerës,…

Lajme

12/11/2025 22:06

“Studente shembullore, njeri i dashur dhe e rritur në mirëqenie familjare”, kështu e përshkruan një mik Daorsa Spahijan, 24-vjeçaren që u gjet e vdekur javën e kaluar në Tetovë.

Shoku i saj, përmes një llogarie në Instagram me emrin “Zhubi the goat”, ka publikuar një video ku ndan disa detaje nga jeta e të ndjerës, e cila dyshohet se i dha fund jetës së saj.

Sipas tij, ajo shkoi nga kjo botë për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve nga i dashuri i saj, 31-vjeçar.

Gjithnjë sipas mikut të së ndjerës, e reja nuk ishte në dijeni se “i dashuri i saj ishte i martuar, dhe kishte tre fëmijë”.

“Hevzi Sejdiu, 31-vjeçar njihet si kriminel në Maqedoni, edhe pse pati tre fëmijë dhe grua u përfshi në jetën e Daorsës, nuk e informoi që ka grua dhe fëmijë, u njoftua me familjen e vet deri në momentin kur u zbulua e vërteta. Hevzi Sejdiu u lirua disa muaj më parë për trafikun e dhjetëra armëve. Nëse ai do të ishte në burg, nuk kishim ardhur në këtë situatë”, thotë shoku i Daorsës.

“Ajo u desh të diplomonte më 13 nëntor, nuk diplomoi se një kriminel e ka gënjyer, ai nuk ka treguar që ka familje, të dashur e partnere. U përfshi në jetën e saj dhe kur u kuptua e vërteta, e ka kërcënuar, shantazhuar dhe ia ka rrëmbyer dokumentacionin”, u shpreh Zhubi.

Gjithmonë sipas kësaj deklarate, Darosa nuk kishte zgjidhje të shkonte te familje.

“Nuk e pati zgjidhjen të shkonte as në stacionin e policisë, kjo ka vazhduar me vite. Mbi 2 vjet lidhje me gjendje mentale të rënduar”, tha ai.

24-vjeçarja u varros e cila është e bija e ish-ushtarit të UÇK-së, Arbër Spahija, u varros më 7 nëntor në varrezat e qytetit të Gjakovës, duke lënë të pikëlluar përjetë familjarët.

Lidhur me këtë rast që tronditi opinionin, Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk jepnin indikacione për vepër penale.

Më poshtë video e plotë:

VIDEO