Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity, dhe ekipin e tij. Gjatë takimit u diskutuan sfidat politike lidhur me miratimin e Buxhetit për vitin 2026, përfshirë financimin për RTK-në dhe tri komunat: Zveçan, Gjilan dhe Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, në…

Lajme

12/11/2025 21:05

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity, dhe ekipin e tij.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat politike lidhur me miratimin e Buxhetit për vitin 2026, përfshirë financimin për RTK-në dhe tri komunat: Zveçan, Gjilan dhe Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim po ashtu u trajtua edhe procesi i ratifikimit të Marrëveshjes për Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave.

Të dy palët theksuan se këto iniciativa nuk kanë karakter partiak, por përfaqësojnë interes kombëtar, me qëllim zhvillimin e vendit, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe avancimin e Kosovës drejt familjes evropiane.

Kryetari Basha shprehu mbështetje për procedimin e shpejtë të këtyre marrëveshjeve nga Presidentja, si dhe për trajtimin e tjera të marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë vëmendje urgjente.

Ai kërkoi gjithashtu që Plecity të takohet edhe me përfaqësuesit e të gjitha partive politike për të përshpejtuar ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend.

“Qëllimi ynë mbetet avancimi i reformave dhe stabilitetit për të mirën e qytetarëve të Republikës”, theksoi kryetari Basha.