PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK-së që e fotografoi ministri në detyrë: E pabazuar

Aktivisti i LDK-së, Art Merkoja, njofton se PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së kundër tij. Në një video të publikuar nga Lajmi.net ku shihej Sveçla duke e fotografuar zyrtarin e LDK-së, ai madje e kërcënoi atë duke i thënë që “hajde ndalom”, në momenti kur Merkoja i tha nuk ki të drejtë…

Lajme

12/11/2025 19:14

Aktivisti i LDK-së, Art Merkoja, njofton se PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së kundër tij.

Në një video të publikuar nga Lajmi.net ku shihej Sveçla duke e fotografuar zyrtarin e LDK-së, ai madje e kërcënoi atë duke i thënë që “hajde ndalom”, në momenti kur Merkoja i tha nuk ki të drejtë të më fotografosh.

“Gjithçka është e pastër dhe e drejtë sipas ligjit. Unë kam bërë edhe një ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Integriteti personal dhe edukata janë të shenjta”, është shprehur aktivisti, krahas postimit.

“Falënderoj të gjithë anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që më ofruan. Fitorja e madhe e LDK-së po vjen”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: