Sami Lushtaku reagon pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit si kryetar i partisë. Lushtaku e ka falënderuar Krasniqit për angazhimin dhe lidershipin e treguar gjatë kohës sa ka udhëhequr me PDK-në. Ai ka përmendur se PDK-ja, është parti shtetformuese që ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit…

Lajme

12/11/2025 18:57

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit si kryetar i partisë.

Lushtaku e ka falënderuar Krasniqit për angazhimin dhe lidershipin e treguar gjatë kohës sa ka udhëhequr me PDK-në.

Ai ka përmendur se PDK-ja, është parti shtetformuese që ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe sipas tij, ky vendin i Krasniqit shënon një momentum të ri që e rrit PDK-në.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi.

PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon, e rritë dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në.

Suksese në vazhdimësi, kryetar!

SL