Uran Ismaili pas dorëheqjes së Memli Krasniqit: Shumë krenar për ty, e ngrite PDK-në më lartë se kurrë
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e vlerësuar si një akt me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë politike. Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili ka kujtuar bashkëpunimin e gjatë me Krasniqin, duke thënë se…
Lajme
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e vlerësuar si një akt me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili ka kujtuar bashkëpunimin e gjatë me Krasniqin, duke thënë se e kanë bërë “çdo hap bashkë në politikë tash e dy dekada”, raporton lajmi.net
“Jam shumë krenar për punën e tij, por edhe për dashninë e madhe që gjithmonë ia ka dhënë PDK-së. Memli ka hapur rrugën për një brez të tërë aktivistësh që e kanë nisur punën me të dhe pas tij”, ka shkruar Ismaili.
Postimi i plotë:
Me Memlin e kam bërë çdo hap në politikë, tash e dy dekada. Jam shumë krenar për punën e tij, por edhe për dashninë e madhe që gjithmonë ia ka dhënë PDK-së.
Memli ka hapur rrugën për një brez të tërë aktivistësh që e kanë nisur punën me të dhe pas tij.
Pas një pune të madhe e të ndershme, sot Memli me bindje të plotë dhe me dinjitet të jashtëzakonshëm dha dorëheqje për të krijuar një momentum të ri për PDK-në dhe Kosovën. Për Memlin, PDK ka qenë gjithmonë e para – përtej çdo kalkulimi personal.
Memli, të jam thellësisht mirënjohës për gjithë punën, dashninë dhe angazhimin që ke dhënë për PDK-në dhe për Kosovën.
Sot, PDK është më lartë dhe me rezultate më të mira se kur ke marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr.
Shumë krenar me ty. Vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të reja!/Lajmi.net/