Vlora Çitaku me mesazh falënderues pas dorëheqjes së Krasniqit: E ruajte dhe e fuqizove PDK-në
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të partisë, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për drejtimin e tij gjatë katër viteve në krye të PDK-së. Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku ka vlerësuar kontributin e Krasniqit në periudhën që ajo e ka cilësuar si të…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të partisë, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për drejtimin e tij gjatë katër viteve në krye të PDK-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku ka vlerësuar kontributin e Krasniqit në periudhën që ajo e ka cilësuar si të vështirë për partinë, raporton lajmi.net
“E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira. E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion. Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur,” ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Çitakut:
Faleminderit Memli,
E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira.
E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion.
Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur.
Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja.
Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme./Lajmi.net/