Gashi thumbon Kurtin dhe VV-në: Kosova ka nevoj për udhëheqës që ndërtojnë, jo që bllokojnë
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe bashkëpunim, duke theksuar se vendi po përballet me bllokadë politike dhe rreziqe buxhetore. Ai ka theksuar se “as qeveri nuk po formohet, as zgjidhje për rreziqet buxhetore nuk po ofrohet” dhe ka bërë thirrje për reflektim nga të gjithë aktorët politikë, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe bashkëpunim, duke theksuar se vendi po përballet me bllokadë politike dhe rreziqe buxhetore.
Ai ka theksuar se “as qeveri nuk po formohet, as zgjidhje për rreziqet buxhetore nuk po ofrohet” dhe ka bërë thirrje për reflektim nga të gjithë aktorët politikë, transmeton lajmi.net.
Gashi ka shtuar se “zgjedhjet që po vijnë duhet të jenë garë për zgjidhje, jo për pushtet” dhe ka nënvizuar rëndësinë e debatit mbi programe konkrete, si zhvillimi ekonomik, heqja e sanksioneve, integrimi në BE, drejtësia dhe shëndetësia cilësore.
Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për “vizionarë, jo përçarës” dhe për udhëheqës që ndërtojnë dhe jo që bllokojnë.
Sipas Gashit, është koha për bashkëpunim dhe veprim të përgjegjshëm: “Koha e armiqësive duhet të përfundojë. Është momenti për bashkëpunim, reflektim dhe veprim – sepse vetëm kështu mund ta çojmë Kosovën përpara, me dinjitet, stabilitet dhe zhvillim të vërtetë.”
Postimi i plotë: