Bedri Hamza reagon pas dorëheqjes së Krasniqit: Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar

Bedri Hamza, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e falënderuar për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij gjatë një periudhe që ai e cilësoi ndër më të vështirat për partinë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamza ka vlerësuar lartë kontributin…

Lajme

12/11/2025 16:30

Bedri Hamza, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e falënderuar për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij gjatë një periudhe që ai e cilësoi ndër më të vështirat për partinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e Krasniqit në forcimin e PDK-së dhe ruajtjen e unitetit brenda strukturave të saj.

“Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.

Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!
Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/