Bedri Hamza kryetar i ri i PDK-së? Çka deklaroi Krasniqi

Memli Krasniqi pasi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, është pyetur nëse Bedri Hamza do të jetë pasardhësi i tij. Krasniqi ka thënë se në rast se Hamza kandidon për këtë post, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë. “Jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë…

Lajme

12/11/2025 16:08

Memli Krasniqi pasi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, është pyetur nëse Bedri Hamza do të jetë pasardhësi i tij.

Krasniqi ka thënë se në rast se Hamza kandidon për këtë post, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.

“Jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza, sepse jam i bindur që do të ishte kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova. Nëse ai kandidon për kryetar, e ka mbështetjen time të plotë”, tha ai.

Ndër të tjera, Krasniqi ka theksuar se gjithmonë ka qenë i sinqertë dhe i drejtpërdrejt, duke thënë se vendimin për dorëheqje ndoshta do ta merrte më herët sikur të kishte stabilitet institucional.

“Sikur të ishte një qeveri e planifikuar, do shpallja zgjedhjet e partisë dhe nuk do të kisha garuar”, tha ai mes tjerash. /Lajmi.net/