Krasniqi pas dorëheqjes: Besoj se edhe Thaçi e Veseli janë të bindur se kjo është zgjidhja e duhur
Memli Krasniqi e ka konfirmuar raportimin për dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të PDK-së. Në një konferencë për media, Krasniqi ka theksuar se është momenti i duhur sot që ai të largohet nga posti i drejtuesit të PDK-së. I pyetur nga gazetarët se a ka marrë ndonjë mendim nga ish- krerët e PDK-së,…
Lajme
Memli Krasniqi e ka konfirmuar raportimin për dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të PDK-së.
Në një konferencë për media, Krasniqi ka theksuar se është momenti i duhur sot që ai të largohet nga posti i drejtuesit të PDK-së.
I pyetur nga gazetarët se a ka marrë ndonjë mendim nga ish- krerët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, Krasniqi tha se asnjëri nga nuk janë përzier në udhëheqjen e PDK-së.
“Përkundër miteve, z.Thaçi e z.Veseli, as nuk janë përzi e as nuk përzihen në udhëheqjen e PDK-së, dhe as nuk kam pasur diskutim me ta, pasi siç e dini tash e dy vite masat janë të rrepta dhe nuk mundem të shkoj t’i vizitoj më shumë se 3, 4 herë në vit.
Teksa u shpreh se beson se edhe dy ish krerët e PDK-së, janë të bindur se kjo është zgjidhja e duhur.
“Besoj që edhe ata janë të bindur se kjo është zgjidhja e duhur”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/