Nis dëshminë Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pas Christopher Hill ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar është Michael Durkee, ish-këshilltar politik i Wesley Clark, i cili mban kodin 1DW-009. Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja…

Lajme

12/11/2025 15:28

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pas Christopher Hill ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është Michael Durkee, ish-këshilltar politik i Wesley Clark, i cili mban kodin 1DW-009.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishtiq, i cili është edhe pala thirrëse.

Dëshmia e dëshmitarit pritet të zgjasë deri nesës (13 nëntor).