Alarm për bombë në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës
Një alarm për bombë është raportuar sot në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë…
Lajme
Një alarm për bombë është raportuar sot në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.
Në lidhje me rastin ka folur sekretari i shkollës, Betim Ahmeti, i cili ka konfirmuar situatën:
“Ka pasur një alarm për bombë në shkollë, dhe menjëherë kemi urdhëruar nxënësit dhe stafin të evakuohen jashtë për sigurinë e tyre,” tha Ahmeti.