Vjedhja në vlerë 21 mijë euro më 3 nëntor në Prizren: Policia arreston një 38 vjeçar nga Gjakova, kryen bastisje në dy lokacione

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 3 nëntor të këtij viti në Prizren, ku janë vjedhur nga banesa e viktimave stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro, para në vlerë rreth 3 mijë euro dhe 7-8 çanta krahu me marka të ndryshme në vlerë rreth 3 mijë euro. Vlera e përgjithshme e dëmit…

Lajme

12/11/2025 15:01

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 3 nëntor të këtij viti në Prizren, ku janë vjedhur nga banesa e viktimave stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro, para në vlerë rreth 3 mijë euro dhe 7-8 çanta krahu me marka të ndryshme në vlerë rreth 3 mijë euro.

Vlera e përgjithshme e dëmit të deklaruar është rreth 21 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Sot, Policia e Kosovës ka realizuar dy bastisje në fshatin Doblibare të Gjakovës dhe në rrugën “William Walker” në Prizren, ndërsa është arrestuar një person.

“Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari R.GJ., mashkull 38-vjeçar nga Doblibari i Gjakovës. I njëjti është shoqëruar në zyrat e Sektorit Rajonal të Hetimeve -DRP Prizren, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Gjatë intervistimit, pas ballafaqimit me prova, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale të Vjedhjes së Rëndë më datën 31 tetor 2025. Me aktvendim të Prokurorit të çështjes, i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë. Hetimet janë në vazhdim dhe po bëhen përpjekje për sigurimin e provave shtesë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: