Vidhet ari në Pejë, arrestohet një i mitur që e vodhi atë dhe ai që e bleu
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, një grua ka raportuar se në rrugën “Ekrem Berisha” në Pejë ka ndodhur një rast i vjedhjes. Në dhomën e saj i është vjedhur një sasi ari. “Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit,…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, një grua ka raportuar se në rrugën “Ekrem Berisha” në Pejë ka ndodhur një rast i vjedhjes.
Në dhomën e saj i është vjedhur një sasi ari.
“Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit, i dyshuari deklaron se arin e ka shitur te një person tjetёr. Policia ka arrestuar edhe personin e dytё, pёr veprёn penale ‘blerje apo fshehje e mallrave tё pёrfituara me anё tё veprës penale’, ku nga i njëjti janё sekuestruar disa nga sendet tё cilat i kishte blerё nga i dyshuari i cili i kishte vjedhur. Pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) tё dyshuarit janё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/