Tentoi t’i ikë Policisë e më pas nxori armën – Krejt çka ndodhi sot në Istog ku mbeti i lënduar edhe një polic

Një incident ka ndodhur sot në Istog, në rrugën “Nëna Terezë”, afër tregut të gjelbër, ku dy zyrtarë policorë arrestuan një person të dyshuar në mes të rrugës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi, ka thënë se bazuar në informacionet e para, i…

Lajme

12/11/2025 15:00

Një incident ka ndodhur sot në Istog, në rrugën “Nëna Terezë”, afër tregut të gjelbër, ku dy zyrtarë policorë arrestuan një person të dyshuar në mes të rrugës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi, ka thënë se bazuar në informacionet e para, i dyshuari që u kap kishte tentuar të arratisej, e në pamundësi për të ikur ka nxjerrë një armë, po ashtu ka bërë të ditur se i dyshuari që shihet në video dhe personi që ishte me të, janë shoqëruar në stacion policor.

“Zyrtarët policorë duke përdorur komandat “ndalo policia”, kanë arritur t’i lokalizojnë të dyshuarit. Gjatë arrestimit, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndim të lehtë në dorë dhe i njëjti u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, ka deklaruar Gashi. /Lajmi.net/