Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, Dogana jep detaje

Gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar tri raste të mallrave të padeklaruara nga udhëtarë që hynin në Kosovë. Në rastin e parë janë gjetur 327 copë folje mbrojtëse për telefona të fshehura në bagazh dhe në gomë rezervë. Në rastin e…

Lajme

12/11/2025 14:41

Gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar tri raste të mallrave të padeklaruara nga udhëtarë që hynin në Kosovë.

Në rastin e parë janë gjetur 327 copë folje mbrojtëse për telefona të fshehura në bagazh dhe në gomë rezervë.

Në rastin e dytë, janë zbuluar produkte ushqimore dhe vitamina për kafshë pa fatura përkatëse.

Në rastin e tretë, janë gjetur kamera dhe mbajtëse statike për kamera të padeklaruara.

Dogana thotë se në të gjitha rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Dogana e Kosovës apelon tek qytetarët që të deklarojnë mallrat e tyre gjatë kalimit të kufirit, për të shmangur ndëshkimet ligjore.