Tre hajna bëhen horë në Pejë – ia vjedhin 20 euro një personi, pastaj bëjnë aksident me veturë rrugës për në Deçan, në fund arrestohen nga Policia
Policia në Pejë ka arrestuar tre persona për një grabitje që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 nëntorit. Sipas komunikatës së lëshuar për media, njëri nga grabitësit kishte sulmuar viktimën e rastit dhe ia kishte grabitur 20 euro nën kërcënimin e thikës, transmeton lajmi.net. Pastaj, viktima ёshtё futur me dhunё nё veturёn…
Lajme
Policia në Pejë ka arrestuar tre persona për një grabitje që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 nëntorit.
Sipas komunikatës së lëshuar për media, njëri nga grabitësit kishte sulmuar viktimën e rastit dhe ia kishte grabitur 20 euro nën kërcënimin e thikës, transmeton lajmi.net.
Pastaj, viktima ёshtё futur me dhunё nё veturёn e tij, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit e ka vozitur veturën e tij nё drejtim tё Deçanit, e mё pas vozitёsi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet.
NJOFTIMI I PLOTË:
Arrestohen tre persona tё dyshuar për veprën penale ‘grabitje’
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 10.11.2025, rreth orës 03:40, është njoftuar se nё rrugën “Tahir Zemaj” nё Pejё, ka ndodhur një grabitje.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje ka kuptuar nga viktima e rastit se i njëjti fillimisht ёshtё sulmuar fizikisht dhe i janё grabitur njё shumё prej 20 eurosh, nёn kёrcёnimin e mjetit tё mprehtë (thikё).
Viktima ёshtё futur me dhunё nё veturёn e tij, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit e ka vozitur veturën e tij nё drejtim tё Deçanit, e mё pas vozitёsi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet.
Pas njё pune intensive tё njësiteve tё Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arritur identikfikimi dhe arrestimi i personave tё dyshuar, ku tek tё dyshuarit janё gjetur dhe janë sekuestruar: njёzet (20) euro, mjeti i mprehtë (thikё), tre (3) telefona mobilë dhe dy (2) vetura tё cilat dyshohet se ishin të përfshira nё rast.
Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime, tre tё dyshuarit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё./lajmi.net/